PËR NE
Në Zvicër është thelbësore të njiheni sa më shpejt me jetën në kantonin tuaj dhe të informoheni për të gjitha fushat kryesore të jetës së përditshme.
e-drejtajote.ch është një platformë digjitale informimi dhe këshillimi për mërgimtarët, që ofron udhëzime mbi çështje administrative e juridike, si edhe mbi mundësitë e shumta që Kantoni i Gjenevës u ofron qytetarëve të tij.
Sa shpesh përballemi me vështirësi në jetën e përditshme për shkak të mungesës së informacionit? Zgjidhja është gjithmonë informacioni i saktë në kohën e duhur!
Përmes platoformës e-drejtajote.ch ju mund të gjeni këshilla, udhëzime dhe informacione të rëndësishme mbi të drejtat dhe obligimet tuaja, si dhe mbi procedurat që lidhen me institucionet e Kantonit të Gjenevës e madje edhe përtej tij.
Drejtohuni tek ne për të marrë informacionin dhe këshillat e duhura në gjuhën tuaj amtare.
Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë dhe avokatë të specializuar, të përkushtuar për të garantuar një shërbim korrekt, të besueshëm dhe profesional.