Lưu trữ

  • September 2025
  • November 2024
  • March 2024
  • January 2024
  • October 2023
  • August 2023
  • June 2023
  • May 2023

Chuyên mục

  • Blog
  • Zëri i Gruas "LIRA"
e-drejtajote.ch
Na kontaktoni
Këshilla juridike online
e-drejtajote.ch e-drejtajote.ch
  • PËR NE
  • SHËRBIMET
    • Këshilla Juridike & Administrative
    • Seanca Informative
    • Mundësi bashkëpunimi
    • Dërgo Pyetje
    • Anëtarësohu
    • Bëhu Donator
  • BLOG
  • PYETJET
  • KONTAKTI
ZËRI I GRUAS “LIRA”
e-drejtajote.ch
e-drejtajote.ch
  • PËR NE
  • SHËRBIMET
    • Këshilla Juridike & Administrative
    • Seanca Informative
    • Mundësi bashkëpunimi
    • Dërgo Pyetje
    • Anëtarësohu
    • Bëhu Donator
  • BLOG
  • PYETJET
  • KONTAKTI

FALIMENTIMI I PUNËDHËNËSIT DHE E DREJTA E KOMPENSIMIT NË RASTIN E MOS PAGESËS

Blog

Në botën ekonomike, e cila ndryshon vazhdimisht, bizneset, qofshin ato të mëdha apo të vogla, mund të përballen me sfida të mëdha financiare. Është thelbësore të kuptohet se dështimi i një biznesi nuk ka të bëjë vetëm me bilancet dhe borxhet por ajo madje mund të ketë edhe pasoja të thella njerëzore, duke prekur kështu drejtpërdrejt punonjësit të cilët shpesh herë, e gjejnë veten në një situatë të vështirë ekonomike e profesionale.

Sipas Zyrës Federale të Statistikave (OFS), në vitin 2023 në Zvicër u regjistruan gjithsej 15 447 procedura të falimentimeve të hapura ndaj bizneseve apo individëve, e cila paraqet një rritje prej 2,9% krahasuar me vitin 2022.

Përballë këtij realiteti është e domosdoshme që çdo punonjës të jetë i informuar mbi të drejtat të cilat legjislacioni helvetik i parasheh gjatë kësaj procedure tejet të komplikuar, duke u bazuar në sqarimet në vijim.

Cili është afati për të kërkuar kompensimin në raste të paaftësisë së pagës?

Në raste të falimentimit të punëdhënësit, punonjësit, brenda një afati 60 ditor nga publikimi i falimentimit në faqen zyrtare (FOSC) mund të paraqesë një kërkesë për kompensim në rast të paaftësisë së pagesës (Demande des indemnités en cas d’insolvabilité), sipas nenit 51 dhe 58 LACI, 73 dhe 74 OACI.

Cilat janë obligimet e punonjësit?

Legjislacioni zviceran konsideron se punonjësit i takon të kujdeset për ruajtjen e të drejtave të veta i cili e ka për detyrim të zvogëlon dëmin e shkaktuar Arkës së papunësisë sepse në të kundërtën, kërkesa për kompensim mund të refuzohet.

Punonjësit duhet të dëshmojnë që kanë qenë aktiv në rikuperimin e pagave të papaguara nga punëdhënësit e tyre duke ju dërguar atyre kërkesa me shkrim. Brenda afatit 3 mujor nga përfundimi i marrëdhënies së punës, punonjësi duhet të ketë bërë një kërkesë në gjykatë ose të ketë paraqitur një kërkesë pranë përmbaruesit.

Ku dërgohet kërkesa?

Kjo kërkesë duhet ti dërgohet Arkes Kantonale të Papunësisë të kantonit i cili e ka publikuar falimentimin e punëdhënësit. Në rast së të gjitha kushtet janë të plotësuara, Arka Kantonle e Papunësisë mundë të kompensojë katër muajt e fundit të punës deri në maksimum 80%.

Nëse punonjësi  ka ndonjë dyshim për aftësi pagese të punëdhënësit të tij, dhe ky i fundit i mbetet borxh për pagën gjatë marrëdhënies së punës, ju këshillojmë fuqimisht që të ndërmerreni veprime ligjore pranë një profesionisti apo të këshilloheni paraprakisht me një organizatë të mbrojtjes e të drejtave të punëtorëve.

Informatat e duhura lidhur me dokumentacionin e nevojshëm për kërkesën në fjalë për ata që jetojnë në Kantonin e Gjenevës mund ti gjeni në: https://www.ge.ch/document/indemnite-cas-insolvabilite.

Qytetarët tjerë duhet të informohen pranë Arkës së tyre në Kantonin e vendbanimit përkatës./Linda Rexhaj-Maliqi/

Post navigation

  • Prev Post 8 marsi: Ditë feste apo proteste?
  • Next Post Pezullimi i së drejtës për kompensim sipas Nenit 30, paragrafi 1 të Ligjit mbi Sigurimin e Papunësisë (LACI)

Kërko …

Më të rejat nga Blogu

  • Pezullimi i së drejtës për kompensim sipas Nenit 30, paragrafi 1 të Ligjit mbi Sigurimin e Papunësisë (LACI)
    5 September 2025
  • FALIMENTIMI I PUNËDHËNËSIT DHE E DREJTA E KOMPENSIMIT NË RASTIN E MOS PAGESËS
    5 November 2024
  • 8 marsi: Ditë feste apo proteste?
    8 March 2024
  • Zvicër: A lejohet ndërprerja e kontratës së punës gjatë pushimit mjekësor?
    19 January 2024
  • Kur punëdhënësi nuk i paguan kontributet e pensioneve të AVS/AHV dhe LPP/BVG
    28 October 2023
  • Zvicër: “Sans-papiers“, vështirësitë dhe të drejtat në vendin e punës
    25 August 2023

Related Post

Blog

Pezullimi i së drejtës për kompensim sipas Nenit 30, paragrafi 1 të Ligjit mbi Sigurimin e Papunësisë (LACI)

Lexo më shumë
Blog, Zëri i Gruas "LIRA"

8 marsi: Ditë feste apo proteste?

Lexo më shumë
Blog

Zvicër: A lejohet ndërprerja e kontratës së punës gjatë pushimit mjekësor?

Lexo më shumë

Si dhe ku të drejtohesh për ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave tua?

E-drejtajote.ch – Copyright © 2024-2025

  • Pyetje & Përgjigjëje
  • Privatësia
  • Për Ne
  • Kontakti