PËR NE

Në Zvicër është thelbësore të njiheni sa më shpejt me jetën në kantonin tuaj dhe të informoheni për të gjitha fushat kryesore të jetës së përditshme.

e-drejtajote.ch është një platformë digjitale informimi dhe këshillimi për mërgimtarët, që ofron udhëzime mbi çështje administrative dhe juridike, si edhe mbi mundësitë e shumta që Kantoni i Gjenevës u ofron qytetarëve të tij.

Sa shpesh përballemi me vështirësi në jetën e përditshme për shkak të mungesës së informacionit?
Zgjidhja është gjithmonë: informacioni i saktë, në kohën e duhur!

Përmes platformës e-drejtajote.ch, mund të gjeni këshilla, udhëzime dhe informacione të rëndësishme mbi të drejtat dhe detyrimet tuaja, si dhe mbi procedurat që lidhen me institucionet e Kantonit të Gjenevës – e madje edhe përtej tij.

Drejtohuni tek ne për të marrë informacionin dhe këshillat e duhura në gjuhën tuaj amtare.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë dhe avokatë të specializuar, të përkushtuar për të garantuar një shërbim korrekt, të besueshëm dhe profesional.

Shkathtësia e së Drejtës Biznesore

Ligji i pasurive të paluajtshme

Mbrojtja e Sigurimeve