Lưu trữ

  • September 2025
  • November 2024
  • March 2024
  • January 2024
  • October 2023
  • August 2023
  • June 2023
  • May 2023

Chuyên mục

  • Blog
  • Zëri i Gruas "LIRA"
e-drejtajote.ch
Na kontaktoni
Këshilla juridike online
e-drejtajote.ch e-drejtajote.ch
  • PËR NE
  • SHËRBIMET
    • Këshilla Juridike & Administrative
    • Seanca Informative
    • Mundësi bashkëpunimi
    • Dërgo Pyetje
    • Anëtarësohu
    • Bëhu Donator
  • BLOG
  • PYETJET
  • KONTAKTI
ZËRI I GRUAS “LIRA”
e-drejtajote.ch
e-drejtajote.ch
  • PËR NE
  • SHËRBIMET
    • Këshilla Juridike & Administrative
    • Seanca Informative
    • Mundësi bashkëpunimi
    • Dërgo Pyetje
    • Anëtarësohu
    • Bëhu Donator
  • BLOG
  • PYETJET
  • KONTAKTI

Pezullimi i së drejtës për kompensim sipas Nenit 30, paragrafi 1 të Ligjit mbi Sigurimin e Papunësisë (LACI)

Blog

Humbja e punës dhe regjistrimi në zyrën rajonale të papunësisë mund të përbëjnë një periudhë tepër të vështirë, sidomos për ata që gjenden për herë të parë në këtë situatë gjatë karrierës së tyre profesionale. Këto vështirësi shtohen edhe më shumë për personat që nuk janë të informuar mbi detyrimet e tyre, jo vetëm në momentin e regjistrimit, por edhe gjatë tre muajve që i paraprijnë këtij procesi.

Përveç procedurave të shumta administrative, të siguruarit duhet të dëshmojnë se regjistrimi i tyre në zyrën e papunësisë nuk është pasojë e fajit të tyre personal. Kjo është kusht thelbësor për të mos u pezulluar e drejta për kompensim, siç përcaktohet në Nenin 30, paragrafi 1 të Ligjit mbi Sigurimin e Papunësisë në Zvicër.

Ky nen përcakton rastet në të cilat një i siguruar mund të humbasë përkohësisht të drejtën për të marrë kompensimin e papunësisë. Pezullimi ndodh kur konstatohet se i siguruari ka kryer disa shkelje, si në vijim:

  1. Faji personal: I siguruari është papunë për shkak të përgjegjësisë së tij/saj (p.sh., dorëheqje pa arsye të vlefshme ose sjellje që ka shkaktuar shkarkimin nga puna).
  2. Heqje dorë nga të drejtat: Ai/ajo heq dorë me vetëdije nga kërkesa për pagë ose kompensim ndaj punëdhënësit të fundit, duke i shkaktuar dëm sigurimit të papunësisë.
  3. Mungesë përpjekjesh për kërkim pune: Nuk ndërmerr të gjitha veprimet që mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme për të gjetur një punë të përshtatshme.
  • Mosrespektim i rregullave dhe udhëzimeve:
  • Refuzon një punë të përshtatshme,
  • Mungon pa arsye në një masë të tregut të punës,
  • Ndërpret një masë të tillë pa arsye të vlefshme,
  • Me sjelljen e tij/saj pengon ose dëmton mbarëvajtjen e një mase.
  1. Deklarim i rremë ose mosrespektim i detyrimit për njoftim: Jep informacione të rreme, lë jashtë të dhëna të rëndësishme ose nuk i përmbahet detyrimit për të njoftuar vetë ose me kërkesë.
  2. Marrje e padrejtë e përfitimeve: Merr ose përpiqet të marrë përfitimin e papunësisë në mënyrë abuzive.
  3. Dështim në një projekt vetëpunësimi: Pas marrjes së përfitimeve ditore për përgatitjen e një projekti sipërmarrës, nuk e fillon këtë aktivitet të pavarur për fajin e tij/saj.

E rëndësishme: Nëse keni marrë një vendim pezullimi nga Zyra Rajonale e Punësimit ose nga Arka e Papunësisë, keni të drejtë të paraqisni ankesë brenda 30 ditësh nga data e marrjes së vendimit.

Për të rritur shanset e suksesit, rekomandohet që ankesa të bëhet me ndihmën e një profesionisti (avokat, këshilltar juridik ose sindikatë).

Vizitoni faqen E-drejtajote për informacione të dobishme, këshilla profesionale dhe zgjidhje ligjore të qarta për çdo situatë!

Post navigation

  • Prev Post FALIMENTIMI I PUNËDHËNËSIT DHE E DREJTA E KOMPENSIMIT NË RASTIN E MOS PAGESËS

Kërko …

Më të rejat nga Blogu

  • Pezullimi i së drejtës për kompensim sipas Nenit 30, paragrafi 1 të Ligjit mbi Sigurimin e Papunësisë (LACI)
    5 September 2025
  • FALIMENTIMI I PUNËDHËNËSIT DHE E DREJTA E KOMPENSIMIT NË RASTIN E MOS PAGESËS
    5 November 2024
  • 8 marsi: Ditë feste apo proteste?
    8 March 2024
  • Zvicër: A lejohet ndërprerja e kontratës së punës gjatë pushimit mjekësor?
    19 January 2024
  • Kur punëdhënësi nuk i paguan kontributet e pensioneve të AVS/AHV dhe LPP/BVG
    28 October 2023
  • Zvicër: “Sans-papiers“, vështirësitë dhe të drejtat në vendin e punës
    25 August 2023

Related Post

Blog

FALIMENTIMI I PUNËDHËNËSIT DHE E DREJTA E KOMPENSIMIT NË RASTIN E MOS PAGESËS

Lexo më shumë
Blog, Zëri i Gruas "LIRA"

8 marsi: Ditë feste apo proteste?

Lexo më shumë
Blog

Zvicër: A lejohet ndërprerja e kontratës së punës gjatë pushimit mjekësor?

Lexo më shumë

Si dhe ku të drejtohesh për ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave tua?

E-drejtajote.ch – Copyright © 2024-2025

  • Pyetje & Përgjigjëje
  • Privatësia
  • Për Ne
  • Kontakti