Lưu trữ

  • September 2025
  • November 2024
  • March 2024
  • January 2024
  • October 2023
  • August 2023
  • June 2023
  • May 2023

Chuyên mục

  • Blog
  • Zëri i Gruas "LIRA"
e-drejtajote.ch
Na kontaktoni
Këshilla juridike online
e-drejtajote.ch e-drejtajote.ch
  • PËR NE
  • SHËRBIMET
    • Këshilla Juridike & Administrative
    • Seanca Informative
    • Mundësi bashkëpunimi
    • Dërgo Pyetje
    • Anëtarësohu
    • Bëhu Donator
  • BLOG
  • PYETJET
  • KONTAKTI
ZËRI I GRUAS “LIRA”
e-drejtajote.ch
e-drejtajote.ch
  • PËR NE
  • SHËRBIMET
    • Këshilla Juridike & Administrative
    • Seanca Informative
    • Mundësi bashkëpunimi
    • Dërgo Pyetje
    • Anëtarësohu
    • Bëhu Donator
  • BLOG
  • PYETJET
  • KONTAKTI

Zvicër: “Sans-papiers“, vështirësitë dhe të drejtat në vendin e punës

Blog

Migrimi i popullsisë, sot e kësaj dite ka mbetur një plagë e hapur për shumë popuj. Njerëzit përherë janë të shtyrë drejt kërkimit të një jete më të mirë dhe kjo është edhe njëra ndër arsyet kryesore të zhvendosjes së tyre nga një vend në tjetrin. Gjendja e pa stabilizuar ekonomike, papunësia, shkollimi, pastaj shëndetësia e në përgjithësi mungesa e perspektivës mund të numërohen ndër shkaqet kryesore që një numër i konsiderueshëm edhe nga bashkatdhetarët tanë ia mësyjnë rrugëve të mërgimit.

Planifikimi për ta vazhduar jetën në një vend të huaj, për shumicën e njerëzve janë shtetet e bashkimit evropian e në veçanti preferenca më e madhe është shteti helvetik. Zvicra si një nga vendet ma të pasura në botë dhe ekonomitë më të zhvilluara botërore pa mëdyshje ndodhet në krye të listës së vendeve më tërheqëse për të jetuar.

Konsiderohet se në Zvicër aktualisht jetojnë rreth 150’000 njerëz pa leje të vlefshme qëndrimi, apo edhe pa kurrfarë leje qëndrimi, pra në mënyrë të paligjshme dhe ilegale. Kjo kategori është edhe e njohur si njerëz “Sans-Papiers” apo “Pa letra”. Po si jetojnë, punojnë dhe bëjnë jetën ata, kjo është një temë e dhembshme. “Sans-papiers” janë kryesisht të punësuar në ndërtimtari, në amvisëri private, në pastrim, shitje, transport, në restorante dhe në bujqësi. Ata përballë punëdhënësve por edhe banorëve ksenofob shpesh janë të nënvlerësuar të përçmuar dhe jo të mirëseardhur.

Personat pa status të rregullt qëndrimi në Zvicër përballen me sfida të shumta në përditshmërinë e tyre dhe jetojnë në frikën e përhershme nga dëbimi prej Zvicre.

Sipas dëshmive të tyre, problemet janë nga më të ndryshme: siç janë ajo e banimit, mjekimit dhe përveç stresit të vazhdueshëm të jetës se pasigurt ata përballen me një rrezik të shtuar dhe jo proporcional të varfërisë, përjashtimit dhe refuzimit shoqëror dhe diskriminimit.

Personat pa letra janë objektivi i drejtpërdrejtë i shkeljeve të drejtave thelbësore të njeriut!

Nder tjerash, ata përballen me vështirësi të shumta edhe në marrëdhëniet e tyre te punës. Të nënvlerësuar dhe të keqtrajtuar nga punëdhënësit e tyre, fatkeqësisht në shumë raste bashkatdhetarët janë në konflikt të vazhdueshëm me ndërmarrjet shqiptare që veprojnë në Zvicër respektivisht në Gjenevë. Një numër i konsiderueshëm i këtyre ndërmarrjeve nuk i kryejnë detyrimet ndaj punës që bëjnë këta persona duke deklaruar: “qashtu jemi marr vesh”, “ti nuk ki të drejta sepse nuk ki letra”.

Personat pa status të rregullt dëshmojnë se disa punëdhënës janë shumë të etur për t’i punësuar dhe shfrytëzuar, sepse janë të gatshëm të punojnë me orë të gjata dhe me paga shumë më të ulëta sesa e parashikon korniza ligjore zviceranë.

Të rraskapitur dhe të stërlodhur nga shfrytëzimi dhe nga frika e vazhdueshme nga dëbimi, shumë nga ata jetojnë në kushte mizore, pa të ardhura dhe pa mbështetje sociale. Për më tepër, shumë prej tyre janë të kërcënuar drejt për drejt duke i përfshire këtu edhe familjaret e tyre në vendlindje dhe duke u munduar në ketë mënyrë të frikësohen dhe mos të lajmërojnë keqpërdorimet e tilla tek një organizatë të mbrojtjes te drejtave te punëtoreve ne Zvicër apo në institucione të ndryshme shtetërore si për shembull OCIRT.

Kur behët fjalë për problematikat kryesore me te cilat ata ballafaqohen në marrëdhëniet e tyre te punës duhet cekur disa nga ato të cilat janë evidente:

  • Mos pagesa e rrogës dhe e shujtave ditore;
  • Mos respektimi i pagës minimale apo i kontratave të ndryshme kolektive;
  • Mos deklarimi pranë sigurimeve shoqërore apo deklarim vetëm të pjesshëm;
  • Mos pagesa e kontributeve tek arkat e kompensimit përgjegjës apo në përgjithësi tek sigurimet shoqërore, ndërsa ato hiqen nga rroga;
  • Në rast të lëndimit apo të sëmundjes, mos deklarimi i rastit tek SUVA apo sigurimet përgjegjëse;
  • Mos kompensimi i të ardhurave të humbura dhe mos pagesa e kompensimit për paaftësinë për tu paguar;
  • Zvarritja e qëllimshme në furnizimin me çdo informacion, i cili e ka për qellim zhbllokimin e këtyre kompensimeve;
  • Përjashtimi nga puna pa u respektuar afati ligjor etj.

E rëndësishme: Pavarësisht statusit të qëndrimit (i rregulluar apo jo), Ligji zviceran i punës vlen për të gjithë personat që punojnë në Zvicër dhe të cilët arrijnë të dëshmojnë ekzistencën e marrëdhënieve të tyre të punës.

Pra, është e domosdoshme që të ruhen të gjitha provat si: karta e AVS-it, kontrata e punës apo dëshmi për një marrëveshje gojore, fletat e rrogës, shkëmbimet e ndryshme (E-Mail, SMS, Viber, WhatApp). Të rëndësishme gjithashtu janë shënimet e orarit të punës dhe fotot të vendit tuaj të punës.

Nëse punëdhënësi refuzon ti kryej obligimet ndaj jush, ju keni mundësi të angazhoni një padi për ti realizuar drejtat tuaja pranë Gjykatës së punës brenda një afati 5 vjeçar që nga data e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës. Nëse jeni anëtar i një organizate sindikale ju mund të përfitoni nga mbështetja e tyre gjatë kësaj procedure.

Mos duroni! Kërkoni ndihmë dhe mbrojtje nga njëra nga këto organizata :

1. Sindikata Unia, www.unia.ch
2. Sindikata SIT, www.syndicat-sit.ch
3. Collectif Sans Papier, ccsi.ch
4. Caritas, www.caritas.ch
5. Centre social protestant, www.csp.ch
6. Platforma për “Sans-papiers”, www.sans-papiers.ch

Post navigation

  • Prev Post Zvicër : Gratë serish në Grevë!
  • Next Post Kur punëdhënësi nuk i paguan kontributet e pensioneve të AVS/AHV dhe LPP/BVG

Kërko …

Më të rejat nga Blogu

  • Pezullimi i së drejtës për kompensim sipas Nenit 30, paragrafi 1 të Ligjit mbi Sigurimin e Papunësisë (LACI)
    5 September 2025
  • FALIMENTIMI I PUNËDHËNËSIT DHE E DREJTA E KOMPENSIMIT NË RASTIN E MOS PAGESËS
    5 November 2024
  • 8 marsi: Ditë feste apo proteste?
    8 March 2024
  • Zvicër: A lejohet ndërprerja e kontratës së punës gjatë pushimit mjekësor?
    19 January 2024
  • Kur punëdhënësi nuk i paguan kontributet e pensioneve të AVS/AHV dhe LPP/BVG
    28 October 2023
  • Zvicër: “Sans-papiers“, vështirësitë dhe të drejtat në vendin e punës
    25 August 2023

Related Post

Blog

Pezullimi i së drejtës për kompensim sipas Nenit 30, paragrafi 1 të Ligjit mbi Sigurimin e Papunësisë (LACI)

Lexo më shumë
Blog

FALIMENTIMI I PUNËDHËNËSIT DHE E DREJTA E KOMPENSIMIT NË RASTIN E MOS PAGESËS

Lexo më shumë
Blog, Zëri i Gruas "LIRA"

8 marsi: Ditë feste apo proteste?

Lexo më shumë

Si dhe ku të drejtohesh për ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave tua?

E-drejtajote.ch – Copyright © 2024-2025

  • Pyetje & Përgjigjëje
  • Privatësia
  • Për Ne
  • Kontakti