Lưu trữ

  • September 2025
  • November 2024
  • March 2024
  • January 2024
  • October 2023
  • August 2023
  • June 2023
  • May 2023

Chuyên mục

  • Blog
  • Zëri i Gruas "LIRA"
e-drejtajote.ch
Na kontaktoni
Këshilla juridike online
e-drejtajote.ch e-drejtajote.ch
  • PËR NE
  • SHËRBIMET
    • Këshilla Juridike & Administrative
    • Seanca Informative
    • Mundësi bashkëpunimi
    • Dërgo Pyetje
    • Anëtarësohu
    • Bëhu Donator
  • BLOG
  • PYETJET
  • KONTAKTI
ZËRI I GRUAS “LIRA”
e-drejtajote.ch
e-drejtajote.ch
  • PËR NE
  • SHËRBIMET
    • Këshilla Juridike & Administrative
    • Seanca Informative
    • Mundësi bashkëpunimi
    • Dërgo Pyetje
    • Anëtarësohu
    • Bëhu Donator
  • BLOG
  • PYETJET
  • KONTAKTI

Zvicër: Të drejtat dhe vështirësitë e një shtatzëne në punën e saj

Blog, Zëri i Gruas "LIRA"

Përzgjedhja mes të qenit nënë dhe një punëtore e mire është një sfidë aspak e lehtë, një vështirësi e cila shpesh ka shtruar dilema tek një grua shtatzënë, të angazhuar në punë në shtetin zviceran, qoftë në sektorin publik por edhe në atë privat. Marrja e vendimeve është një proces i pashmangshëm, andaj të gjitha nënat, pa dashur janë ndodhur para pyetjes e cila ju ka sjellë edhe dilemën; nëse duhej vazhduar të punojnë ose, përkundrazi, duhet braktisur punën, për të pasur mundësinë më të madhe për t’iu kushtuar plotësisht jetës familjare dhe rritjes së fëmijëve.

Përgaditi: Linda Rexhaj Maliqi 

Si jeta profesionale, po ashtu edhe ajo familjare nuk duhet të jenë, as të trajtohen si një “obligim” në çdo kuptim. Ajo çka është e rëndësishme për gratë është të respektohet zgjedhja e tyre dhe çfarëdo që vendosin ato, duhet respektuar dhe nuk duhet gjykuar, sepse secila nga përzgjedhjet e saja nuk do i bëjë ato të duken as nëna, por edhe punëtore më të mira.

Shtatzënia si proces është një periudhë e veçantë jetësore në jetën e gruas dhe ka ndikim të rëndësishëm në jetën profesionale tek çdo punonjëse. Në Zvicër, gratë shtatzëna janë nën presion të vazhdueshëm nga rreziku i humbjes së vendit të tyre të punës. Shifrat tregojnë se rreth 10% të grave humbin pikërisht vendin e tyre të punës, pasi ato të jenë kthyer nga pushimi i lehonisë. Shpesh herë presioni nga punëdhënësi është aq i lartë sa qe gratë, pa dashje detyrohen edhe vet t’i japin fund marrëdhënieve te punës.

Çfarë parashikon ligji zviceran?

Megjithatë, legjislatori helvetik parashikon mbrojtje të veçantë për punonjëset shtatzëna. Sipas nenit 336c, al.1, shkronja c të Ligjit të detyrimeve, punëdhënësi nuk mundë t’i largojë nga puna gjatë gjithë periudhës shtatzënisë dhe 16 javë pas lindjes së foshnjës. Ne rastin konkret, largimi nga puna gjatë kësaj periudhe është i pavlefshëm dhe ne kundërshtim të plotë me nenin 3 al. 1 të Ligjit për barazi dhe si i tillë duhet të kundërshtohet me shkrim dhe për t’u vënë në dispozicion të punëdhënësit pas rikthimit nga pushimi i lehonisë.

Kujdes! Kjo rregull nuk vlen në rast të një kontrate pune me afat të caktuar dhe gjatë punës provuese qe mund të zgjatë maksimum 3 muaj. Pra, gratë duhet të janë shumë të kujdesshme përpara se të lajmërojnë punëdhënësin për shtatzëninë e tyre gjatë kësaj periudhe sepse nuk janë të mbrojtura nga shkarkimi nga puna.

Nëse një punonjëse shkarkohet nga puna para fillimit të shtatzënisë dhe ajo mbetet shtatzënë gjatë periudhës së njoftimit, kjo periudhë do të suspendohet gjatë shtatzënisë dhe gjatë 16 javëve pas lindjes. Pra, edhe në ketë rast ky largim konsiderohet si i pavlefshëm dhe si i tillë duhet të kundërshtohet.

Ju nuk jeni të obliguara që ta njoftoni eprorin e punës, për shtatzëninë tuaj por, është e këshillueshme që kjo të bëhet pasi të ketë kaluar tre mujori i parë në mënyrë qe punëdhënësi të organizohet por edhe të parashikohen masa të nevojshme për mbrojtjen tuaj.

Në këto raste ndër organizimet që do duhej të ishin ndaj jush nga punëdhënësi mund të numërohen disa por, të rëndësishme do ishin;

  • Kufizimi i orarit të punës sipas kontratës tuaj të punës po kurrsesi jo më shumë se 9 orë pune në ditë
  • Ndalimi për të kryer punë të rënda ose të rrezikshme si p.sh. punë me substanca të dëmshme
  • Ndalimi i punës së natës 8 javë para lindjes
  • Sipas nevoje, intervale pushimi të rregullta nga 10 minuta në çdo 2 orë gjatë gjithë orarit të punës

Përveç kësaj, duhet të respektohet një pauzë ditore prej 12 orësh. Pas muajit të 6-të të shtatzënisë, ju guxoni të punoni më së shumti vetëm 4 orë në ditë. Për pjesën e mbetur të orarit të punës, punëdhënësi duhet t’ju ofrojë një punë, të cilën mund ta bëni ulur. Përndryshe, ai duhet t’ju lirojë nga puna dhe t’ju paguajë 80% të pagës së deritanishme.

Pushimi i lehonisë

Bazuar në Ligjin zviceran të punës, nënave ju garantohet pushimin i lehonisë prej 14 javësh (98 ditë) ndërsa në kantonin e Gjenevës nënat gëzojnë pushimin e lehonisë prej 16 javëve (112 ditë). Gjatë kësaj kohe nënave ju takon 80% e pagës mujore të cilën e kanë marrë para lindjes, në formë të pagës ditore e cila nuk mund të jetë më e lartë se 196 franga në ditë.

Ka Kontrata të Përgjithshme të Punës që parashohin kushte më të mira për pushimin e lehonisë dhe për kompensimin e të ardhurave, për shembull kompensimin 100%.

Drejta për kompensimin e të ardhurave ju takon nënave te cilat janë të regjistruara gjatë periudhës 9 mujore para lindjes se foshnjës në AVS/AHV dhe atyre që kanë punuar më së paku 5 muaj gjatë kohës së shtatzënisë.

Sindikatat dhe shoqatat ë ndryshme përparimtare e solidare në Zvicër angazhohen vazhdimisht për një periudhë të lehonisë më të gjatë dhe për një mbrojtje më të madhe për nënat pas kthimit të pushimit të lehonisë.

Nëse mendoni se është duke ju bërë një e padrejtë në vendin tuaj të punës, kontaktoni pa vonesë një sindikatë apo një shoqatë të grave për t’u informuar mbi drejtat tuaja.

Post navigation

  • Prev Post Diskriminimi gjinor
  • Next Post Zvicër : Gratë serish në Grevë!

Kërko …

Më të rejat nga Blogu

  • Pezullimi i së drejtës për kompensim sipas Nenit 30, paragrafi 1 të Ligjit mbi Sigurimin e Papunësisë (LACI)
    5 September 2025
  • FALIMENTIMI I PUNËDHËNËSIT DHE E DREJTA E KOMPENSIMIT NË RASTIN E MOS PAGESËS
    5 November 2024
  • 8 marsi: Ditë feste apo proteste?
    8 March 2024
  • Zvicër: A lejohet ndërprerja e kontratës së punës gjatë pushimit mjekësor?
    19 January 2024
  • Kur punëdhënësi nuk i paguan kontributet e pensioneve të AVS/AHV dhe LPP/BVG
    28 October 2023
  • Zvicër: “Sans-papiers“, vështirësitë dhe të drejtat në vendin e punës
    25 August 2023

Related Post

Blog

Pezullimi i së drejtës për kompensim sipas Nenit 30, paragrafi 1 të Ligjit mbi Sigurimin e Papunësisë (LACI)

Lexo më shumë
Blog

FALIMENTIMI I PUNËDHËNËSIT DHE E DREJTA E KOMPENSIMIT NË RASTIN E MOS PAGESËS

Lexo më shumë
Blog, Zëri i Gruas "LIRA"

8 marsi: Ditë feste apo proteste?

Lexo më shumë

Si dhe ku të drejtohesh për ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave tua?

E-drejtajote.ch – Copyright © 2024-2025

  • Pyetje & Përgjigjëje
  • Privatësia
  • Për Ne
  • Kontakti