Që nga 1 janari 2026, ngacmimi obsesiv (stalking) njihet zyrtarisht si vepër penale në Zvicër.
Kjo vepër përfshin sjellje të përsëritura dhe sistematike, të ushtruara për një periudhë kohore, siç janë:
• ndjekja fizike
• thirrjet e vazhdueshme
• dërgimi i mesazheve të padëshiruara
• vëzhgimi i lëvizjeve pa pëlqimin tuaj
Nëse jeni viktimë e këtyre veprimeve, ruani çdo provë (mesazhe, thirrje, pamje, dëshmi) dhe paraqitni kallxim penal në polici.
Së shpejti, platforma jonë www.e-drejtajote.ch do të publikojë një artikull të plotë lidhur me këtë ndryshim ligjor.
